Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Autoritetet greke janë duke analizuar një video që ka fiksuar momentet e vrasjes së gruas 45-vjeçare shqiptare në lagjen “Nea Smyrni” të Athinës. Julieta Obzova po pritej jashtë banesës nga 48-vjeçari Altin Allmuça jashtë ndërtesës së apartamentit ku ajo jetonte. Sipas informacioneve të gazetës greke Protothema, pamjet tregojnë autorin e krimit duke pritur gruan 45-vjeçare jashtë shtëpisë së saj. Sapo gruaja hapi derën e hyrjes, ai hyri në ndërtesë bashkë me të. Ajo që pasoi u zhvillua brenda pak sekondash. Brenda rreth 3-5 sekondash, 48-vjeçari dyshohet se e ka goditur 45-vjeçaren një ose dy herë me shqelm, duke bërë që ajo të rrëzohej dhe binte në gjunjë në tokë. Më pas ai ia drejtoi armën. 45-vjeçarja, duke parë armën, reagoi instinktivisht dhe ngriti duart drejt...