Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje. Ngjarja e  rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij me sende të forta. “Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan...