“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24

“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24

Tirana është paraqitur në ndeshjen e parë të Superiores me një formacion të cunguar, pasi nuk mund të aktivizonte lojtarët e afruar gjatë verës si pasojë e bllokimit të merkatos nga FIFA. Trajneri Dean Klafuriç pas ndeshjes theksoi se ky ishte një formacion emergjence dhe se kishte mësuar vetëm pak ditë më parë që ekzistonin këto probleme që do e bënin të pamundur të kishte futbollistët e planifikuar në rreshtim. “Të premten e mora vesh që kishim probleme me merkaton”, tha ai pas ndeshjes duke folur për RTSH, duke shpjeguar se si i ishte dashur të improvizonte. Për këtë deklaratë, ai ka marrë thumbime nga ish-mesfushori i Tiranës, Saimir Patushi, i cili e ka ngacmuar në rrjetet sociale. “Kur të vijë dita e rrogës do...