Gati të rrisin ofertën, sulmuesi shqiptar mund të shkojë në urdhërat e Inzagit
E ardhmja e Kristian Shpendit vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Çezena kërkon ta mbajë në ekip edhe për të paktën 1 sezon. Në të kundërt ekipet e interesuara duhet të paguajnë mbi 3.5 milionë euro. Një nga skuadrat që vazhdon ende interesimin është Palermo. Skuadra e Serisë B synon ngjitjen në elitën e futbollit italian dhe për të arritur këtë objektiv ka nevojë për lojtarë cilësorë. Një prej tyre është edhe Kristian Shpendi, që me golat e tij ka dhënë një kontribut të madh për Çezenën. Sipas Alfredo Pedulës, Palermo është e gatshme të rrisë ofertën për të siguruar kartonin e Shpendit. Në një rast të tillë lojtari shqiptar do të stërvitej nga një legjendë e Milanit si Pipo Inzaghi/Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com