Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi & Pilo asistojnë
Një tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste. Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi dhe ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Ba?ak?ehirit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi për golin e dytë dhe të fitores, të realizuar nga Mohamed Salah, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve. Në Itali, Cristian Shpendi shënoi për Cesenën në përballjen ndaj Sampdorias. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 17-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e parë të ndeshjes. Sampdoria arriti të barazojë më vonë, ndërsa sfida përfundoi 1-1. Në Iran, Jasir Asani vazhdon paraqitjet pozitive me Esteghlal. Pas asistit të regjistruar në javën e kaluar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe golin e...
Burimi:
sportekspres.com