VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!
Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona në një operacion të madh në zonën ‘A Pobra do Caramiñal’, në provincën e A Coruña. Midis të arrestuarve është edhe kreu i bandës historike “Fanchos”. E gjitha filloi më 20 gusht, pasi autoritetet spanjolle morën informacion për mbërritjen e një sasie të konsiderueshme kokaine nga deti. Sipas hetimit, dy anije dyshohet se po transportonin ngarkesën e drogës në plazhin e A Pobra do Caramiñal, ndërsa banda “Fanchos” besohet se ka qenë përgjegjëse për shkarkimin dhe fshehjen e përkohshme të drogës. Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit kundër Drogave (DEA) gjithashtu mori pjesë në hetim, me autoritetet spanjolle që e përqendruan vëmendjen e tyre te udhëheqësi i dyshuar i organizatës, me qëllim përcaktimin...
Burimi:
javanews.al