Presidenti francez dhe princi saudit i kurorës kundër çdo tarifë lundrimi në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kundërshtuan të hënën vendosjen e çdo tarife të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për lundrimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas një deklarate të përbashkët. Të dy udhëheqësit theksuan "nevojën për të rivendosur normalitetin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit" dhe dënuan "sulmet ndaj anijeve në ngushticë dhe kërcënimet ndaj lundrimit", raportoi transmetuesi saudit Al Arabiya, duke cituar deklaratën e përbashkët. Lidhur me Iranin, Macron dhe Mohammed bin Salman theksuan “nevojën për të arritur një zgjidhje të negociuar” dhe riafirmuan angazhimin e tyre për “një zgjidhje diplomatike që garanton natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit”, sipas deklaratës. Ata gjithashtu i bënë thirrje Iranit “të rifillojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”. Lidhur me...
Burimi:
syri.net