Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

Këto ditë shënojnë një fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, kryesisht për shkak të përfundimit të pushimeve verore dhe rikthimit të emigrantëve drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Rritja e ndjeshme e daljeve nga territori shqiptar reflekton këtë periudhë tipike të fundgushtit, ku mijëra qytetarë i drejtohen kufirit për t’u rikthyer në përditshmërinë e tyre jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve te fundit , në këtë pikë kufitare janë përpunuar 11,534 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3,932 në hyrje dhe 7,602 në dalje. Paralelisht, janë përpunuar edhe 3,228 mjete, ku 1,046 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 2,182 kanë dalë. Ndërkohë, 279 shtetas të huaj kanë hyrë në vend për qëllime turistike, duke treguar se sezoni veror...