Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

Në protestën e 86-të kundër qeverisë, një prej protestuesve ka ironizuar platformën e re të prezantuar nga kryeministri gjatë takimit me ministrat në Pogradec, të cilën Edi Rama e ka quajtur “Pasqyra Albania”. Protestuesi e ka cilësuar platformën si një tjetër përpjekje të qeverisë për të zhvendosur përgjegjësinë për problemet e vendit te administrata shtetërore. “Ne e refuzojmë, sepse ‘Pasqyra Albania’ nuk është gjë tjetër veçse riemërtimi i platformës së ‘Bashkëqeverisjes’, ‘Shqipëria që duam’. E kemi parë që ‘Shqipëria që duam’ nuk është gjë tjetër veçse një lavatriçe e imazhit të Edi Ramës”, deklaroi ai. Në përfundim të fjalës së tij, protestuesi ritheksoi kërkesën e qytetarëve që prej nisjes së protestave, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Ne, si çdo ditë, kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës”,...