Malaj akuza ministres Kumbaro dhe prefektes së Gjirokastrës: Prefektura po përdoret për legalizime elektorale
Kryetari i bashkisë Memaliaj ngre akuza ndaj prefektes së qarkut të Gjirokastrës dhe ministres Mirela Kumbaro se kanë kthyer institucionin e prefekturës në ‘zyrë legalizimesh’ me qëllime elektorale dhe paralajmëron padi. “Prefektja e Qarkut Gjirokastër, së bashku me znj. Mirela Kumbaro, kanë thirrur në zyrën e Prefektit disa banorë të fshatit Izvor, duke u komunikuar se u është nxjerrë leja e legalizimit dhe se duhet të paraqiten pranë zyrës së Prefektit. Nuk e kuptoj përse këta banorë duhet të paraqiten në zyrën e Prefektit, ndërkohë që aplikimi për këtë shërbim bëhet përmes e-Albania dhe dokumentacioni përkatës përcillet po nëpërmjet sistemit elektronik. Për këtë shërbim shteti ka investuar miliona euro në AKSHI, pikërisht për t’ua ofruar qytetarëve në mënyrë elektronike. Kjo procedurë është kryer në kundërshtim...
Burimi:
syri.net