Lamallari pas takimit në Pogradec: Siguria publike dhe modernizimi i Policisë, prioritetet tona
Besfort Lamallari POGRADEC- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe skuadrën qeverisëse në Pogradec, ku është diskutuar përgatitja e vitit të dytë të mandatit qeverisës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari ka bërë një bilanc të punës së deritanishme në Ministrinë e Brendshme, ndërsa ka renditur edhe prioritetet për periudhën në vijim. “Në takimin me kryeministrin Rama dhe skuadrën tonë qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit tonë qeverisës. Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan Lamallari....
Burimi:
zeri.ai