E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, Florian Dalladaku 45-vjeçar ka sulmuar me sqepar dy prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagë të rënda babait. Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore. Menjëherë pas krimit, Florian Dalladaku është larguar nga vendngjarja me automjet në drejtim të paditur. Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për të përcaktuar vendndodhjen e të dyshuarit. Sipas informacioneve të para, Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Deri tani, megjithatë, nuk është bërë publik ndonjë informacion zyrtar. “Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi...