DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë brenda familjes që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë, të njësisë Krutje, në Lushnjë. Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa me makinën e babait të tij, një automjet tip “Ford” me ngjyrë blu, por siç raporton gazetraja e Top Channel Dorjana Bezat, u arrestua pas rreth një ore në qytetin e Fierit. Nga të dhënat...