Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin
Ndërsa presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sa vjen e rritet, një moment i veçantë mes tij dhe Cristiano Ronaldos ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Të dy u takuan së fundmi në Paris, gjatë Esports World Cup, ku Infantino dhe Ronaldo shkëmbyen përshëndetjet e rastit. Por ajo që ndodhi pak sekonda më pas u bë pjesë e diskutimeve online. Pas bisedës me presidentin e FIFA-s, Ronaldo u largua dhe në pamjet e publikuara dukej sikur bënte një gjest të pakënaqur me fytyrë, moment që menjëherë nxiti reagime dhe interpretime të ndryshme në rrjetet sociale. Takimi nisi normalisht. Infantino e pyeti Ronaldon se si ishte dhe më pas iu referua objektivit të tij për të arritur 1000 gola në karrierë. “Edhe 23 gola, apo jo?...
Burimi:
javanews.al