Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Dhjetëra mijëra familje mbetën sot pa energji elektrike në Letoni dhe Lituani, pasi dy vendet baltike u goditën nga stuhia më e rëndë e verës në historinë e kohëve të fundit. ”Energjia elektrike ende nuk është rikthyer në më shumë se 120 000 familje në Lituani”, tha operatori kombëtar të hënën në mëngjes, ndërsa mbi 87 000 ishin ende të shkëputur nga rrjeti në Letoninë fqinje. Dy persona u vranë ndërsa erërat e forta që arrinin shpejtësi deri në 108 kilometra në orë përfshiu rajonin të shtunën, duke shkulur pemë dhe duke këputur degë që binin mbi linjat e energjisë, duke shkaktuar dëme në rrjetin e shpërndarjes. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan gjithashtu përmbytje në disa rajone, duke ndërprerë trafikun rrugor, trenat, fluturimet dhe...