Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë
Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë shtetit rus kompetenca për të marrë përkohësisht nën kontroll operacionet e bizneseve dhe objekteve që konsiderohen të pambrojtura sa duhet ndaj sulmeve me dronë ukrainas dhe kërcënimeve të tjera. Kompetencat e reja, të përcaktuara në një dekret presidencial, i lejojnë shtetit të marrë përkohësisht drejtimin e këtyre kompanive, në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj rafinerive të naftës, depove dhe objekteve të tjera strategjike në Rusi. Sipas dekretit, shteti mund të marrë kontrollin e aseteve materiale e financiare, si dhe të drejtave të pronësisë, në rast se konstatohet se kompanitë përgjegjëse kanë dështuar në mbrojtjen e objekteve ose kanë vonuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmet. Masa prek një gamë të gjerë...
Burimi:
javanews.al