Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për komplotin e dyshuar është mbajtur i fshehtë për disa muaj. Netanyahu e bëri deklaratën gjatë një interviste telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, duke e lidhur kërcënimin me nevojën për masa të vazhdueshme sigurie për familjen e tij. “Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq të vriste një nga djemtë e mi. Kjo është arsyeja pse kjo siguri nuk është luks. Pa të, ata do të kenë sukses”, tha Netanyahu. Kryeministri izraelit nuk bëri të ditur se cili prej dy djemve të tij, Yair apo Avner, ishte objektivi dhe nuk dha detaje mbi mënyrën apo kohën kur dyshohet se ka...
Burimi:
javanews.al