No Image Available

Gonzato largohet nga Shqipëria pas 3 vitesh: “Do të rikthehem sërish”

Silvio Gonzato TIRANË- Pas tre vitesh në detyrën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka përmbyllur misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Në mesazhin e tij të lamtumirës, Gonzato ka ndarë disa prej kujtimeve të krijuara gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri, duke vlerësuar njerëzit që ka takuar gjatë udhëtimeve në të gjithë vendin. Diplomati evropian ka theksuar gjithashtu mbështetjen e BE- së për forcimin e institucioneve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Gonzato është shprehur optimist për të ardhmen evropiane të vendit, duke deklaruar se do të rikthehet sërish në Shqipëri. Në mesazhin e tij të fundit, ai la edhe një simbolikë për procesin e integrimit duke theksuar se "Do të kthehem. Dhe një...