Pensionistët përdoren për propagandë/ Baçi: Një rrugë me çakull shitet si adhurim ndaj Ramës
Deputeti PD-së, Luan Baçi, ka reaguar me tone të ashpra përmes një statusi publik ndaj mënyrës se si qeveria prezanton takimet e Edi Ramës me pensionistët. Baçi ironizon pensionistët që udhëtojnë me orë të tëra dhe presin në vapë për të takuar kryeministrin, ndërsa kritikon edhe mediat që i pasqyrojnë këto takime si momente emocionale dhe mbështetje popullore për Ramën. Sipas Baçit, këto skena janë pjesë e një propagande të orkestruar për të krijuar idenë se “populli e do Ramën”, ndërsa qytetarët përballen me probleme ekonomike dhe sociale. Reagimi i plotë: Ka vënë në garë pensionistët e mjerë, që të shprehin dashurinë e pakufishme për udhëheqësin e tyre të “lavdishëm”! Njëri bën 5 orë rrugë, i lodhur dhe i rraskapitur, pret me orë të tëra...
Burimi:
syri.net