Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Teksa largohej nga mbledhja e ditës së parë me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama u afrua i ngrysur tek Mercedesi Benz S-Class, ngjyrë e zezë që e priste parkuar në oborrin e vilës qeveritare. Derën e mjetit ndërkohë mbahej hapur nga shoqëruesi i tij. Sapo morën sinjal se KM po afrohej, gardistët e tjerë u vunë menjëherë në lëvizje. Rama u afrua shpejt. Me fytyrën e njeriut të ezauruar nga orët sfilitëse të punës për t’i gjetur zgjidhje halleve të këtij populli, ai u ul në sediljen e pasme të një nga mjeteve më të shtrenjta dhe më të sofistikuar në segmentin e sedanëve luksozë. Makina mban targën AC 753 ZN dhe nga specifikat e modelit, përputhet me Mercedes-Benz S 350 d 4MATIC, versioni...
Burimi:
gijotina.com