Shqipëria në Rendin e Ri Botëror: Pse të qenit aleat nuk mjafton më
Nga Evarist Beqiri Bota po ndryshon me një shpejtësi që zhvlerëson çdo hartë të vjetër strategjike. Dinamizmi i dhunshëm është rregulli i ri. Rendi i ndërtuar mbi “Pax Americana” nuk ka rënë, por po kalon një rikalibrim të thellë, duke mos mjaftuar më i vetëm për të garantuar stabilitetin global. Nuk ka ende rregulla të reja të konsoliduara që të menaxhojnë këtë tranzicion. Ne po jetojmë në hendekun e rrezikshëm mes dy epokave. Ai që kontrollon nyjet prej të cilave varen të tjerët, nuk ka gjithmonë nevojë të shkrepë armën. Hormuzi tregoi se sa shpejt një pikë e vetme në hartë mund të trondisë ekonominë globale. Ukraina provoi se çfarë ndodh kur fuqia ushtarake përdoret për të ndryshuar kufijtë, ndërsa Gaza ka treguar sa e...
Burimi:
ntv.al