‘Mos u merrni me hundën time’, Rama-qytetarëve: Shtrembërimi i saj, s’ka lidhje me drogën

‘Mos u merrni me hundën time’, Rama-qytetarëve: Shtrembërimi i saj, s’ka lidhje me drogën

Edi Rama pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, iu përgjigj interesit të shumë qytetarëve, që sipas tij e pyesin për deformimin që ka hunda e kryeministrit. Teksa hodhi poshtë të gjitha ‘akuzat’ se ky deformim ka lidhje me përdorimin e drogës, kryeministri tha se ajo është një shenjë që i ka mbetur nga tentativa e pushtetit të Sali Berishës për ta vrarë gjatë viteve të para të demokracisë. “Ka njerëz që merren me hundën time, merren me këtë asimetrinë këtu, falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale të atyre që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit e drogës. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbajë gjithë jetën,...