Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin
Është publikuar fotoja e Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç, babë e bir që mbetën të vrarë në atentatin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Dukagjin. Dy viktimat po udhëtonin me automjet drejt zonës së Grudës, pasi kishin qenë në banesën e tyre të vjetër në Dukagjin, kur u vunë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri. Në automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili ishte ulur në pjesën e pasme. Ai mbeti i plagosur nga të shtënat, por i mbijetoi atentatit dhe, pas transportimit në Tiranë për trajtim të specializuar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mbi 50 gëzhoja në vendngjarje Atentati dyshohet se ndodhi rreth orës 16:00, në rrugën e fshatit Xhan. Autorët hapën...
Burimi:
javanews.al