EMRI/ Krim brenda familjes në Lushnjë – Djali qëllon prindërit në banesë, vdes e ëma, plagoset i ati
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë, ku një 45-vjeçari, Florjan Dalladaku dyshohet se ka qëlluar me sende të forta babanë dhe mamanë të tij, duke i shkaktuar vdekjen mamasë dhe plagosur rëndë babanë. Sipas informacionit paraprak, i riu, i cili dyshohet se ka probleme të rënda të shëndetit mendor, pas ngjarjes është larguar nga vendi. Burime bëjnë me dije se shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe neutralizimin e të dyshuarit. Nuk dihen ende detaje të plota lidhur me gjendjen shëndetësore të babait apo rrethanat e sakta të ngjarjes. Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar dinamikën e incidentit. Ngjarja është në zhvillim dhe informacioni pritet...
Burimi:
syri.net