Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Kryetari i bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ka ngritur akuza ndaj prefektes së qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj dhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro se kanë kthyer institucionin e prefekturës në ‘zyrë legalizimesh’ me qëllime elektorale dhe paralajmëron padi. “Prefektja e Qarkut Gjirokastër, së bashku me znj. Mirela Kumbaro, kanë thirrur në zyrën e Prefektit disa banorë të fshatit Izvor, duke u komunikuar se u është nxjerrë leja e legalizimit dhe se duhet të paraqiten pranë zyrës së Prefektit. Nuk e kuptoj përse këta banorë duhet të paraqiten në zyrën e Prefektit, ndërkohë që aplikimi për këtë shërbim bëhet përmes e-Albania dhe dokumentacioni përkatës përcillet po nëpërmjet sistemit elektronik. Për këtë shërbim shteti ka investuar miliona euro në AKSHI, pikërisht për t’ua ofruar qytetarëve në mënyrë...
Burimi:
gijotina.com