Kënga e natës
Poezi nga Rita Petro A do vish të shkasim Në qetësinë e natës Në lumin e zi Që të çon te shpella Ku jeton kuçedra? Ajo është me barrë Dhe do pjellë Shtatë kuçedra të vogla Që ushqehen me flakëza dashurie Nga shtatë gojët e mëmës. A do vish i dashur? Ajo na pret. Thotë se qyteti Do mbetet pa ujë Po nuk hëngri një çift dashnorësh. Askush s’po i del për zot dashurisë, Po ti?!
Burimi:
kultplus.com