Përfundon Porto Palermo Festival

Përfundon Porto Palermo Festival

Himara priti mbrëmjen e dytë të Porto Palermo Festival, duke i dhënë fund dy netëve festive në shëtitoren e Spilesë. Pas atmosferës së krijuar një natë më parë, edhe mbrëmja e 22 gushtit mblodhi në një hapësirë të vetme muzikën, detin dhe publikun, me turistë vendas e të huaj që iu bashkuan koncertit në një prej pikave më të frekuentuara të rivierës. “Çfarë energjie! Sa bukur është të jesh këtu në Himarë. Është hera e tretë që performojmë për Porto Palermo. Bashkëpunojmë prej vitesh me Olenin. Shihni çfarë atmosfere është, sa shumë njerëz ka. Muzika është shumë e bukur dhe të përfshin. Këtë synoj edhe unë me performancën time”, tha këngëtari Carlos Paz Duque. Muzika vijoi gjatë mbrëmjes, ndërsa shëtitorja u mbush me drita dhe...