Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje
Në ditën e 86-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, eksperti i IT-së Gent Progni bëri thirrje që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe në institucionet evropiane, duke kërkuar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për kërkesat e protestuesve. Progni tha se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet kusht i panegociueshëm i protestës. Sipas tij, marrja e vendimeve të gabuara nuk mund të pasohet vetëm nga korrigjimi i tyre, por duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi politike. “Kemi edhe një kusht të panegociueshëm, dorëheqjen. Sepse, nëse ke marrë vendime të gabuara që i kanë kushtuar vendit, nuk mjafton t’i korrigjosh, duhet të mbash edhe përgjegjësi. Përgjegjësia politike ka një emër, dorëheqje”, deklaroi Progni. Progni iu drejtua edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u kërkuar që...
Burimi:
gijotina.com