Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

Policia e shtetit njoftoi se rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë të Lushnjë, shtetasi Florian Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ajo ka humbur jetën ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur babain e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se autori, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të...