Mbyllet protesta e 86-të kundër qeverisë, protestuesit: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Mbyllet protesta e 86-të kundër qeverisë, protestuesit: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 86-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar në Tiranë. Pas grumbullimit para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura nga protestuesit, qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës. Protesta u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa qytetarët deklaruan se do të vijojnë aksionin e tyre edhe në ditët në vazhdim. Në përfundim të marshimit, protestuesit kanë nisur të shpërndahen, duke shënuar mbylljen e protestës së 86-të. Organizatorët dhe qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë, ndërsa mesazhi i përcjellë nga sheshi mbetet i njëjtë: kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.