Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje

Policia arreston 45 vjeçarin Florjan Dalladaku, i cili qëlloi me sqepar prindërit e moshuar duke i shkaktuar vdekjen mamasë së tij 80 vjeçare ndërsa i ati 77 vjeç ndodhet në spital.Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, 24 gusht, rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, ndërkohë autori u arrestua disa orë më pas në Fier.  Syri sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku policia ka rrethuar zonën për të mbledhur provat material dhe marrë dëshmitë. Nga plagët e marra nëna 80 vjeçe ka humbur jetën në banesë ndërsa babai Hasan pasi është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnje në gjendje kritike për jetën është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës. 45 vjeçari i cili dyshohet se ka probleme të rënda të shëndetit mendor, pas krimit...