‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë
Pozonte me armë, ekspozonte aftësitë e tij në artet marciale dhe publikonte në rrjetet sociale tufa me kartëmonedha 50-euroshe. 48-vjeçari me origjinë shqiptare vrau me gjakftohtësi ish-partneren e tij, nënë e një vajze të mitur. “(Disa) burra janë kriminelë. Nuk janë njerëz. Janë… çfarë të them?”, tha motra e 45-vjeçares së vrarë. Vëllezërit dhe motrat e 45-vjeçares Melina (Luljeta Obzova), duke folur për “Live News”, konfirmojnë se viktima dhe autori kishin pasur një lidhje dhe se, kur gruaja vendosi së fundmi t’i jepte fund marrëdhënies, 48-vjeçari nuk e pranoi ndarjen dhe nisi t’ia kthente jetën në ferr. “Dhe unë i thashë: ‘Melina, dëgjo, duhet të shkosh ta denoncosh, sepse kjo çështje është shumë serioze’. Më pas ai i kishte dërguar një fotografi të një revolveri...
Burimi:
javanews.al