Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi, pas mbledhjes së qeverisë në Pogradec, ku u diskutuan prioritetet e vitit të dytë të mandatit qeverisës, tha se ishte një hap më shumë drejt koordinimit të prioriteteve dhe objektivave të qeverisë. “Pogradec, në takimin e zgjeruar dy-ditor me Kryeministrin Edi Rama, Drejtuesit Politikë, kolegë të kabinetit qeveritar, drejtues të disa prej agjencive shtetërore – në një tjetër hap drejt koordinimit të prioriteteve dhe objektivave të punës së qeverisë me në qendër qytetarin dhe Shqipërinë 2030 në BE. Ndërkohë, me #BESA dhe #PraniaBesnike ndërtojmë një marrëdhënie të re me njerëzit dhe për njerëzit. Të angazhuar plotësisht për ta kthyer fjalën në përgjegjësi dhe përgjegjësinë në punë konkrete.”, shkruan Nufi në rrjetet sociale.