Thyhet një barrierë historike/ Vaksina mRNA kalon provën e madhe kundër melanomës
Një nga objektivat më të mëdha të mjekësisë moderne po i afrohet realitetit. Një vaksinë eksperimentale dhe e personalizuar kundër kancerit ka dhënë rezultate pozitive në provën klinike të fazës së tretë, duke ulur rrezikun e rikthimit dhe përhapjes së melanomës. Trajtimi, i quajtur “intismeran autogene”, është zhvilluar nga Moderna dhe Merck dhe përdoret së bashku me imunoterapinë Keytruda. Në studimin global morën pjesë 1 137 pacientë me melanoma të fazave IIB deri në IV, të cilëve tumori u ishte hequr plotësisht përmes operacionit. Rezultatet treguan se kombinimi i vaksinës me Keytruda dha përmirësim të ndjeshëm kundrejt përdorimit vetëm të imunoterapisë, si në parandalimin e rikthimit të sëmundjes, ashtu edhe në frenimin e përhapjes së saj në organe të tjera. Vaksina prodhohet posaçërisht për çdo...
Burimi:
ntv.al