Rama flet për hundën e tij: Nuk e kam as nga malli as nga droga, por dhuratë nga ata që u përpoqën të më fshirë nga faqja e dheut

Rama flet për hundën e tij: Nuk e kam as nga malli as nga droga, por dhuratë nga ata që u përpoqën të më fshirë nga faqja e dheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve në rrjet, ku një devijim i hundës është satirizuar si efekt i përdorimit të lëndëve narkotike. Gjatë një videoje pas mbledhjes së zhvilluar në Pogradec, Rama sqaroi se ajo shenjë ka mbetur si kujtim i sulmit me të cilin është përballur vite më parë. “Shoh që ka herë pas herë njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë. Falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur,...