“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Detaje të reja dalin nga dëshmitë e dy shokëve të Luis Miguel Varela Mendez, turistit portugez 20-vjeçar që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht. Në deklarimet e tyre për hetuesit, Adib Ghanmi dhe Ibraim Leimoeiv, të cilët ndodheshin bashkë me viktimën, kanë përshkruar momentet para dhe gjatë përleshjes në kompleksin “Principote”. Sipas Adib Ghanmit, grupi përbëhej nga shtatë persona. Ata po festonin në klubin “Principote” dhe, pasi festa përfundoi, qëndruan në plazh. “Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh”, ka deklaruar Ghanmi. Sipas tij, në plazh iu afrua një person i veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, rreth 25-30 vjeç, me trup normal dhe flokë të shkurtër. Ghanmi ka deklaruar se personi...
Burimi:
argjiroja.net