Akuza dhe disa versione për vrasjen e turistit në Ksamil: Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Sarandë?
Gjykata e Sarandës ka zhvilluar një seancë maratonë prej rreth 10 orësh për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën turisti portugez Luis Mendes. Sokrat Vata, i akuzuar për vrasjen me dashje, të kryer në bashkëpunim, të turistit portugez, ka shprehur pendesë para gjykatës, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” pas seancës së zhvilluar të premten, më 22 gusht. 29-vjeçari ka dhënë para togave të zeza versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se nuk ka pasur qëllim të shkaktonte vdekjen e turistit. “I kërkoj ndjesë të thellë familjes së Lusit dhe njëkohësisht autoriteteve të shtetit të viktimës. Nuk e kam ditur fare që personi ka ndërruar jetë. Nuk ka qenë pasojë e dëshiruar, ka qenë një sherr shumë...
Burimi:
argjiroja.net