“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

Vrasja e Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez që humbi jetën në Ksamil më 18 gusht, ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në Nicë të Francës, ku ai kishte jetuar që prej moshës 11-vjeçare. Për komunitetin atje, i riu njihej me pseudonimin “Milton” dhe përshkruhet si një djalë i dashur, i respektuar dhe i angazhuar në aktivitetet e qendrave sociale për të rinjtë. Sipas Nice-Matin, Mendes ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare dhe kishte ndjekur shkollën Vernier dhe më pas ishte vendosur në lagjen Gambetta. Ai ishte mbështetur prej disa vitesh nga La Semeuse dhe qendra sociale La Ruche, ku merrte pjesë në aktivitete për adoleshentët dhe të rinjtë. Christophe Tassano, drejtori i përgjithshëm i La Semeuse, e përshkruan 20-vjeçarin si një person që...