86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, të cilët janë nisur nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, duke shoqëruar lëvizjen me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe opozitës. Në pankartat e protestuesve shfaqen mesazhe të ndryshme politike, mes tyre: -“Zgjedhjet e Sorosit nuk na përfaqësojnë” -“Shqipëri e re” -“Edi Rama dorëhiqu” -“Rama në burg, Belinda në burg” -“Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë” Ndërkohë, gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje të forta nga protestuesit, thirrje që përsëriten tashmë prej 86 ditësh. -“Shqipëria kërkon revolucion!” -“Opozitë e shitur!” -“Arrestoni Ramën!” Ndërkohë është shpalosur edhe një pankartë masive ku shkruhet “Rama n’burg, Belinda n’burg”