Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka
Analisti Fatos Lubonja e cilëson protestën si një agjent të rëndësishëm ndryshimi, që sipas tij ka arritur të nxjerrë në pah përmasat e pakënaqësisë qytetare dhe nevojën për ndryshime të thella në vend. Lubonja argumenton se, në një sistem demokratik, një protestë e tillë do të duhej të sillte një reagim politik, ndërsa mungesa e tij, sipas analistit, tregon për një situatë ku protesta e vetme nuk mjafton për të ndryshuar pushtetin. Ai thotë se sfida e radhës është rritja e pjesëmarrjes dhe organizimi i mëtejshëm i aksionit qytetar, duke e cilësuar këtë si fazën më të vështirë të protestës. Sipas Lubonjës, protesta ka dhënë tashmë mesazhin e saj, por përballë një pushteti që ai e konsideron të fortë dhe të mbështetur nga struktura të...
Burimi:
gijotina.com