“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama zbulon çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Fokusi janë qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka folur për qytetarët pas takimit të gjatë të ditës së sotme me ministrat në Pogradec. Rama tha se qëllimi i “Pasqyrë Albania” ka si synim transparencën në çdo hap dhe investim për qytetarët. Rama theksoi se në këtë takim fokusi u vendos më së shumti te shëndetësia dhe arsimi. Po ashtu, kryeministri theksoi se një tjetër pikë është edhe shoqëria sociale, e cila sot është një realitet për përmirësimin e jetesës. “Nuk është vetëm halli, kërkesa e qytetarit që do të konceptohet si letër apo pako që çohet me postë, statusi bart edhe përgjegjësitë e afateve, ky është synimi i këtij projekti. Shkon qeveria te qytetari, për të mos e lënë të papërgatitur dhe të paarmatosur me argumente përballë ndërmjetësit të...
Burimi:
vizionplus.tv