Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Dy ditët e mbledhjes në Pogradec duket se kanë prodhuar edhe një ndryshim në retorikën e Edi Ramës ndaj protestave qytetare. Kryeministri pranoi për herë të parë se protesta e ka sfiduar realisht qeverinë dhe se zhvillimet e fundit kanë “gërryer” raportin mes qytetarit dhe shtetit, duke e vendosur ekzekutivin përballë nevojës për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes. Në një komunikim në rrjetet sociale, teksa po largohej nga Pogradeci, Rama tha se puna e dy ditëve ka shërbyer edhe për të reflektuar mbi protestat qytetare dhe raportin mes shtetit dhe qytetarëve. “Unë e kuptoj shumë mirë që gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një shtrat të raportit të qytetarit me shtetin dhe të qeverisjes, por jam i bindur që, siç e kam thënë...