Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e FIFA-s

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e FIFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, e ka bërë të qartë se nuk synon kreun e FIFA-s. Ceferin në dekalratën e tij të fundit e ka nxjerrë veten jashtë garës për preidencën e FIFA-s. “Nuk jam i interesuar. Më pëlqen UEFA dhe puna që bëj aty. Besueshmëria ime është shumë më e rëndësishme dhe nuk jam i interesuar për atë post”, u shpreh Ceferin në një intervistë në podkastin “The Rest is Politics”, të Alistair Cambell. Ceferin është kundërshtari kryesor i presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po përballet me një krizë pas dështimit të planit të tij të diskutueshëm për t’ia hapur dyert e organit drejtues botëror investitorëve privatë. Ndërkohë, sipas “Sky Sports” një kandidat potencial për presidencën e FIFA është Victor Montagliani,...