Flick gjen një “Philipp Lahm” të ri te Barcelona, shkëlqeu ndaj Elche

Flick gjen një “Philipp Lahm” të ri te Barcelona, shkëlqeu ndaj Elche

Barcelona e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në La Liga, duke fituar bindshëm 0-5 ndaj Elche në transfertë. Një nga lojtarët që ra në sy në këtë takim ishte Xavi Espart, mbrojtësi 19-vjeçar i cili shkëlqeu në krahun e majtë të mbrojtjes, duke bërë të mos ndihej aspak mungesa e Alejandro Balde. 19-vjeçari përfundoi 85% të pasimeve të tij dhe fitoi shtatë duele në tokë nga 11. Ai gjithashtu doli i pari në tre beteja ajrore, realizoi një driblim të suksesshëm, bëri dy ndërhyrje, dy përgjime, pesë largime topi dhe gjashtë rikuperime topi. Dhe të gjitha këto i ka bërë në një pozicion që nuk është i zakonshmi për të, pasi më shumë mbulon krahun e djathtë. Flick e kishte lavdëruar Espartin...