Zgjidhja e problemit me emrin “Rafa Leao” te Milan mund të vijë nga Anglia. Zbulohet pista e fundit

Zgjidhja e problemit me emrin “Rafa Leao” te Milan mund të vijë nga Anglia. Zbulohet pista e fundit

24 Gusht 2026 20:26 Telesport Duke qenë se Ollie Watkins pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave tek Al-Hilal në Arabinë Saudite, Aston Villa është shfaqur si një pretendent serioz për transferimin e mundshëm të Rafa Leao. Në anën tjetër, Milan qëndron i palëkundur nga çmimi 50 milionë euro që kërkon për portugezin. Deri tani nuk ka ende ofertë konkrete nga Aston Villa, por pritet të vijë shumë shpejt gjatë këtyre ditëve, që janë të fundit për afatin e merkatos verore. Deri tani oferta e vetme konkrete për Leao-n ka qenë nga Galatasaray, rreth 30 milionë euro, shumë larg pritshmërive të Milanit dhe sigurisht që është refuzuar. Përveç situatës me Rafa Leao, Milan po punon po ashtu për të zgjidhur sa më shpejt të ardhmen e...