Milan shpreson të “ngecë” në Premier League dyshen e padëshiruar
24 Gusht 2026 19:45 Telesport Përveç përforcimeve në mbrojtje dhe në sulm që kërkon të bëjë para 1 shtatorit, Milan shpreson të largojë dy të “padëshiruarit” e Ruben Amorim: Fikayo Tomori dhe Youssouf Fofana. Për Tomori ka interes konkret nga Aston Villa, sipas Gazzetta-s, kuqezinjtë ende nuk kanë marrë një ofertë zyrtare. Edhe për Fofana ka interes konkret nga Nottingham Forest, por mungon ende oferta zyrtare. Për të dy lojtarët, kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre. Me largimin e tyre, Milan do të ketë mundësi të krijojë hapësirën e nevojshme për të bërë përforcime të reja në repartet e kërkuara nga Ruben Amorim.
Burimi:
telesport.al