“Vinicius është në prag të… Askush nuk dëshiron një lojtar të tillë në klubin e tij”, ish-lojtari i Real Madrid me deklaratë të fortë kundër brazilianit
24 Gusht 2026 20:15 Telesport Real Madrid fitoi me shumë vështirësi 1-2 në transfertë ndaj Espanyol, në ndeshjen e tyre të parë në sezonin e ri në La Liga. Vinicius Junior nuk pati një paraqitje të mirë këtë ndeshje dhe për këtë arsye nuk kanë munguar kritikat ndaj tij. Ish-lojtari i Real Madridit, portieri Santiago Canizares, shkoi aq larg sa tha se nuk ka klub që dëshiron një lojtar si Vinicius Junior. “Pati një debat këtë verë. Ai kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, e shet ose jo. Çfarë të jep ai në futboll kundrejt asaj që të merr. E dini çfarë po ndodhte? Askush nuk e dëshiron atë. Askush nuk dëshiron një lojtar të tillë në klubin e tij. Dhe...
Burimi:
telesport.al