VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni!
Të moshuarit që pritën për orë të tëra për të takuar kryeministrin Edi Rama në Pogradec, janë shprehur të kënaqur pas takimit me të. Ata treguan se Rama i dëgjoi shqetësimet dhe problematikat e tyre, ndërsa më pas ia delegoi kryetarit të Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, për të ndjekur dhe zgjidhur çështjet e ngritura. Një prej të moshuarave tha me entuziazëm se kishte arritur të bënte edhe një foto me kryeministrin. Ndërkohë, Halim Bufi, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Greqia për të takuar dhe përqafuar Ramën, u shpreh i lumtur pasi më në fund realizoi dëshirën e tij. “Tani le të vdes”, shprehet i moshuari pas takimit. Takimi me qytetarët u zhvillua gjatë mbledhjes së kryeministrit me ministrat. Rama ndërpreu përkohësisht mbledhjen qeveritare për...
Burimi:
vizionplus.tv