“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit në Pogradec: S’kemi pasur opozitë, por protesta na sfidoi

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit në Pogradec: S’kemi pasur opozitë, por protesta na sfidoi

Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për të ardhmen pas mbledhjes me ministrat në Pogradec Ai tha se qeverisja shqiptare do të përmirësohet, teksa nënvizoi se nuk kanë pasur deri më tani një opozitë në gjendje për t’i sfiduar, ndërsa protesta e fundit e ka bërë këtë. Rama: Në të gjithë këtë vorbull, ata që do të dalin më të fortë do të jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre, sepse qeverisja do të përmirësohet dhe s’ka si të ndodhë ndryshe. Në të kundërt, nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë. S’kemi pasur asnjëherë opozitë në gjendje që ta sfidojë, dhe ajo protestë na ka sfiduar realisht. Jam shumë optimist dhe dua vetëm të mos harroni një gjë: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë,...