Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh e le të vdes, të na rrojë sa malet
emigranti POGRADEC-Veç të moshuarit nga fshati Homçan i Pogradecit, Çelnik Shtupalli, 78-vjeç, i cili priti dhe takoi një ditë më parë kryeministrin Edi Rama, një tjetër qytetar ka shprehur dëshirën të takojë kreun e qeverisë. Bëhet fjalë për 65-vjeçarin shqiptar, 35 vite në Greqi, i cili ka udhëtuar rreth pesë orë nga Ksanthi i Greqisë për të takuar Ramën. Bufi, thotë se e mori vesh për mbledhjen e qeverisë në Pogradec dhe vendosi të nisej menjëherë, me shpresën për t’i shprehur Ramës mirënjohjen e tij për politikat që, sipas tij, kanë ndihmuar emigrantët shqiptarë në Greqi. "Kam ardhur nga Greqia të takoj Edi Ramën, t’i jap falenderimet e mia që kam si refugjat. Për ne ka bërë shumë punë, 35 vite në Greqi, për pensionet....
Burimi:
zeri.ai